top of page

“Njeri i mirë, pa probleme”/ Flasin banorët për 78-vjeçarin që u gjet i vd*kur në Bulgarec

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Korçës, ku një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, me një plagë në kokë.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake nga policia, autoritetet po hetojnë në dy pista kryesore: atë të një rrëshqitjeje aksidentale brenda banesës, por edhe mundësinë e një ngjarjeje kriminale.


Trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë dritë mbi shkakun e saktë të vdekjes dhe natyrën e plagës në kokë.


Ndërkohë, banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja. Fqinji i viktimës, Ilia Gjatolli, tregoi se lajmin e kishte mësuar pasi ishte kthyer në fshat.


“Unë isha në Korçë, kur arrita në fshat e mora vesh, më erdhi shumë keq. Fatkeqësi e madhe. Shumë njeri i mirë, kemi shumë vite që jemi komshinj. Janë njerëz të respektuar, nuk kanë pasur konflikte me askënd. Nuk kishin asnjë shqetësim apo problem. Nuk e di për çfarë dyshohet, e mori ekspertiza, të verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo kriminale,” u shpreh ai.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page