Shi, dëborë dhe…/ Ja parashikimi i motit për ditën e sotme
- Apr 2
- 1 min read
Ditën e sotme, 2 prill, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me reshje shiu të dobëta dhe mesatare e deri në intesive në qarkun e Kukësit.
Në Veri, Veri-Lindje dhe Jug-Lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Era pritet të fryjë mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.
Parashikimi sipas Institutit të Gjeoshkencave:
RESHJET
Sot (e enjte, dt. 02) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Kukës, ndërsa në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri, Veri Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Sot (e enjte, dt. 02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 15 °C
në vendet e ulëta: 9 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 7 °C
ERA
Sot (e enjte, dt. 02) era pritet të fryjë mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.
“KORÇA BOOM”
















