Njoftim Emergjent – Bashkia Maliq
- Korca Boom
- Jun 13
- 1 min read
Njoftim Emergjent – Bashkia Maliq Murtaja e deleve dhe dhive (PPR) Evidentimi – Masat – Parandalimi
Çfarë është PPR?PPR (Peste des Petits Ruminants) është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Shkaktohet nga një virus i familjes Morbillivirus dhe përhapet me shpejtësi përmes kontaktit me kafshë të infektuara ose sekrecionet e tyre.
Sëmundja ka vdekshmëri të lartë dhe pasoja të rënda ekonomike.
Simptoma të zakonshme:– Temperaturë e lartë (40–41.5°C)– Rrjedhje nga hundët dhe sytë– Ulçera në gojë, shkumë në buzë– Diarre e rëndë me erë të keqe– Kollë dhe frymëmarrje e vështirësuar– Dobësi, rënie oreksi, vdekje brenda 5–10 ditësh
Si përhapet?– Nëpërmjet kontaktit direkt me kafshë të sëmura– Me mjete transporti, rroba apo vegla të kontaminuara– Në tregje, stalla të përbashkëta apo kullota– Rreziku rritet në dimër dhe pranverë
Çfarë duhet të bësh?
Izolo menjëherë çdo kafshë të dyshuar.
Njofto veterinerin e zonës.
Mos lëviz tufën brenda/jashtë fermës.
Dezinfekto rregullisht stallën dhe mjetet.
Mos shto kafshë të reja pa kontroll veterinar.
Vaksino kafshët sipas planit.
Si ta parandalojmë?– Vaksinim i përvitshëm i deleve dhe dhive– Zbatimi i rregullave të biosigurisë në ferma– Edukimi i fermerëve për njohjen e hershme të simptomave– Ndalimi i hyrjes së kafshëve të pavaksinuara në tufë.
Për çdo informacion apo dyshim, kontaktoni veterinerin e zonës ose administratorin e njësisë administrative përkatëse.
“KORÇA BOOM”



















