top of page

Një 58-vjeçar humb jetën pas sulmit të dhunshëm nga të rinjtë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 18, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme zonën Neos Kosmos në Athinë, ku një 58-vjeçar grek u rrah për vdekje nga një grup prej tre të rinjsh, mes tyre edhe një shtetas shqiptar 29-vjeçar.


Sipas hetimeve të policisë greke, konflikti nisi pasi viktima i kishte zënë rrugën autorëve. Shqiptari i arrestuar ka deklaruar se nuk kishte qëllim të vriste, por veproi në gjaknxehtësi.


Hetimet paraprake kanë hedhur poshtë pistën e një ndjekjeje të qëllimshme apo krimi të paramenduar.


Autorët dyshohet se ndiqnin makinën e viktimës në dy motoçikleta. Sipas dëshmive, shqiptari ka kapur kokën e viktimës dhe e ka goditur disa herë në timon. Policia gjeti makinën e viktimës të mbuluar me gjak, me xhamin e përparmë të thyer.


Përveç tre të rinjve, u arrestua edhe babai i njërit prej tyre, pasi u përpoq të fshihte motoçikletën e të birit gjatë një kontrolli në shtëpi. Të tre të arrestuarit kishin precedentë penalë për vepra të ndryshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page