top of page

“Një engjëll u largua padrejtësisht”, fjala rrëqethëse e shkollës pas humbjes së nxënësit

  • 50 minutes ago
  • 1 min read

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi Mengel” ka reaguar me dhimbje të thellë pas ndarjes tragjike nga jeta të nxënësit 7-vjeçar, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një automjet teksa ishte duke shkuar në shkollë.

Përmes një mesazhi prekës të publikuar në rrjetet sociale, stafi i shkollës e cilësoi vogëlushin si “një engjëll që u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë”, ndërsa theksoi se humbja e tij ka lënë boshllëk dhe dhimbje të madhe tek të gjithë.


“Sot zemrat tona janë të thyera… Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë, duke lënë pas një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë”, thuhet në reagim.

Sipas shkollës, korridoret dhe klasat tashmë ndihen ndryshe, mes heshtjes dhe mungesës së buzëqeshjes së pafajshme të 7-vjeçarit.

“Është tepër e rëndë të pranosh humbjen e një fëmije… një jete që sapo kishte nisur të ëndërronte”, vijon më tej mesazhi prekës.


Në fund, stafi i shkollës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së vogëlushit, duke lutur që ai të prehet në paqe dhe të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithëve që e njohën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page