Një figurë korçare pranë drejtimit të Skënderbeut sezonin e ri
- 1 hour ago
- 1 min read
Në këtë periudhë merkatoje, KF Skënderbeu po kalon një fazë pritjeje dhe shqyrtimi sa i përket drejtimit teknik të skuadrës, ku edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar për ndërprerje bashkëpunimi, situata mes klubit dhe trajnerit aktual duket e paqartë.
Heshtja e palëve interpretohet si një sinjal se marrëdhënia mund të jetë drejt mbylljes, ndërsa klubi po vlerëson alternativa për sezonin e ri.
Sipas informacioneve jozyrtare, një nga emrat që po përmendet për të marrë drejtimin e ekipit është trajneri korçar Bledi Shkëmbi. Aktualisht ai është i angazhuar me FC Struga, por kontrata e tij pritet të përfundojë në fund të sezonit.
Shkëmbi ka shprehur më herët dëshirën për të drejtuar Skënderbeun, dhe sipas zhvillimeve të fundit, kjo mundësi duket më konkrete se më parë, duke e bërë atë një nga kandidatët seriozë për pankinën korçare në sezonin e ardhshëm.
“KORÇA BOOM”
















