top of page

Një makinë e djegur, një jetë e humbur, studenti gjen v*ekjen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 3, 2025
  • 1 min read

Policia austriake ka publikuar detaje mbi vrasjen brutale të një studenti 21-vjeçar ukrainas, djali i nënkryetarit të bashkisë së Kharkiv, e cila ndodhi javën e kaluar në Vjenë. Trupi i tij u gjet i djegur brenda makinës luksoze të babait të tij.


Ngjarja u zbulua pas aktivizimit të një alarmi zjarri në një kompleks banimi në zonën Donaustadt të Vjenës, më 26 nëntor. Një “Mercedes” u dogj plotësisht, ndërsa në sediljen e pasme ishte trupi i 21-vjeçarit Danilo. Hetimet kanë zbuluar se ai fillimisht ishte rrahur nga një shok shkolle në parkingun nëntokësor, më pas u futur në makinën e babait dhe u torturua para se të digjej i gjallë.


Familja e tij kishte raportuar zhdukjen e tij një ditë më parë, pasi nuk mund ta kontaktonte dhe pasi gjeti llogaritë e tij të kriptomonedhave bosh. Sipas mediave austriake, Danilo jetonte në një apartament luksoz në Vjenë.


Në Kharkiv, qyteti lindor ukrainas, banorët po mbajnë zi për humbjen e djalit të zëvendëskryetarit të bashkisë. Megjithatë, kryetari i bashkisë, Igor Terekhov, nuk ka komentuar mbi ngjarjen, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje private të familjes. “Kjo është një tragjedi njerëzore,” deklaroi ai.

"KORCA BOOM"


bottom of page