top of page

Një motomjet i përplasur nga një automjet, dëme të rënda materiale dhe një i plagosur

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Shkodër–Muriqan”. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:30, një automjet me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. H., 66 vjeç.


Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç.


Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.


Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page