top of page

Një mur gjerman, si Oliver Kahn u bë legjendë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Më 15 qershor 1969, në Karlsruhe të Gjermanisë, lindi Oliver Rolf Kahn, një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

I njohur për vendosmërinë, refleksin dhe lidershipin e tij të jashtëzakonshëm, Kahn ka fituar plot 24 trofe gjatë karrierës, përfshirë tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë me Bayern Munich. Ai gjithashtu udhëhoqi Gjermaninë drejt finales së Kupës së Botës në vitin 2002, ku fitoi medaljen e argjendtë dhe u shpall Portieri më i mirë i turneut.

Për shumëkënd, ai është një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit.

Gëzuar ditëlindjen, Titan i portës!

“KORÇA BOOM”


bottom of page