top of page

Një natë e veçantë për vëzhguesit e qiellit, shfaqet “Hëna e Ujkut”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 3
  • 1 min read

Hëna e parë e plotë e vitit 2026, e njohur edhe si “Hëna e Ujkut”, pritet të ndriçojë qiellin e natës të shtunën, duke ofruar një pamje të veçantë për vëzhguesit e qiellit.


Kjo do të jetë superhëna e katërt radhazi, pas Hënës së Korrjes në tetor, Hënës së Kastorit në nëntor dhe Hënës së Ftohtë në dhjetor. Fenomeni ndodh kur Hëna ndodhet më afër Tokës, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.


Dukshmëria e këtij fenomeni do të varet nga kushtet e motit, por nëse qielli është i kthjellët, pamja pritet të jetë spektakolare. Herën tjetër që Hëna do të shfaqet kaq e madhe dhe e ndritshme do të jetë në nëntor 2026.


Viti 2026 do të jetë i veçantë edhe për sa i përket numrit të hënave të plota. Muaji maj do të ketë dy hëna të plota, çka do të thotë se gjatë vitit do të ketë gjithsej 13 hëna të plota në vend të 12. Hëna e plotë shtesë njihet si “hëna blu” dhe ndodh afërsisht çdo dy vjet e gjysmë, prej nga rrjedh edhe shprehja “një herë në një hënë blu”.


Emri “Hëna e Ujkut” vjen nga traditat e amerikanëve autoktonë. Sipas Old Farmer’s Almanac, gjatë kësaj periudhe dimri dëgjoheshin shpesh ulërimat e ujqërve të uritur, të cilët për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ushqimit afroheshin pranë vendbanimeve.

"KORCA BOOM"


bottom of page