top of page

Një person gjendet i pajetë me plagë th*ike, policia nuk përjashton as vetëvrasjen dhe as vrasjen, ja emri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 24, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë. Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj.


Sipas informacioneve paraprake nga policia, trupi i Beqirajt është konstatuar me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës, dyshohet thikë.


Forcat policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.


Ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një akt vetëvrasjeje apo për një vrasje. Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar të gjitha pistat e mundshme.


Autoritetet janë duke kryer veprimet hetimore dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me motivin dhe autorësinë e kësaj ngjarjeje.


“KORÇA BOOM”



bottom of page