Një precedent i rrezikshëm? Anija kineze sfidon bllokadën amerikane
- 6 hours ago
- 1 min read
Një zhvillim i rëndësishëm është regjistruar në Gjirin Persik, ku anija kineze “Rich Starry” është bërë e para që ka kaluar Ngushticën e Hormuzit që nga vendosja e kufizimeve dhe sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht bllokadës amerikane dhe tensioneve të larta në rajon, anija, e cila transporton rreth 250,000 fuçi metanol dhe ka një ekuipazh tërësisht kinez, ka arritur të kalojë këtë pikë strategjike, duke tërhequr vëmendjen e aktorëve ndërkombëtarë.
Ky veprim po shihet nga analistët si një sfidë e hapur ndaj kontrollit të SHBA-së në një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë. Ngushtica e Hormuzit mbetet një arterie jetike, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit botëror me naftë dhe gaz.
Ndërkohë, raportimet tregojnë se një tjetër anije e sanksionuar, “Murlikishan”, po ndjek të njëjtën trajektore drejt Irakut, çka mund të sinjalizojë një zhvillim të ri në dinamikën e lundrimit në rajon.
Këto lëvizje vijnë në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike dhe mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, si dhe në balancat strategjike në Gjirin Persik.
“KORÇA BOOM”
















