top of page

Një sulm që tronditi botën e futbollit. Yann Gueho i plagosur rëndë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ish-talenti i Chelsea-t, Yann Gueho, po lufton për shërim në kujdes intensiv pas një sulmi me thikë që ndodhi në Choisy-le-Roi, në juglindje të Parisit, më 9-10 nëntor.


Sipas The Athletic, 31-vjeçari ndodhej me një mik kur u sulmua, duke pësuar lëndime të rënda që e detyruan të transportohej menjëherë në spital, ku aktualisht vazhdon të mbahet nën kujdes të specializuar.


Prokuroria publike e Créteil konfirmoi se një burrë është vënë nën akuzë për tentativë vrasjeje dhe dhunë në grup, ndërsa një grua është gjithashtu e akuzuar për dhunë në grup dhe i është dhënë statusi i “asistimit si dëshmitare” lidhur me akuzën e tentativës së vrasjes. Hetimet zyrtare nisën më 12 nëntor.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page