Nuk ka qetësi në rrugë as natën, dy automjete përplasen
- May 10
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Fier–Lushnjë, pranë fshatit Bishqethëm, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacionit paraprak, nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Katër personat që ndodheshin në mjetet e përfshira nuk kanë pësuar lëndime serioze.
“KORÇA BOOM”
















