Nuk mjafton lufta, Irani goditet nga një tërmet i fortë
- 9 hours ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur Iranin, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane.
Lëkundja sizmike u regjistrua në kufirin mes provincave Teheran dhe Mazandaran, pranë qytetit Pardis, rreth orës 23:46 sipas kohës lokale.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.
Një tërmet me magnitudë 4.6 konsiderohet zakonisht i lehtë deri në mesatar dhe ndonëse ndihet në një zonë të gjerë, zakonisht shkakton dëme të kufizuara.
Lëkundja vjen në një moment tepër të tensionuar për Iranin, i cili prej javësh përballet me përshkallëzim ushtarak dhe tensione në rritje me SHBA-në dhe Izraelin.
“KORÇA BOOM”
















