Nusja ka v*arë të vjehrrën për të shlyer borxhet e kumarit
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 2 min read
Krim monstruoz në Greqi, nusja masakron për vdekje vjehrrën në grabitje për të shlyer borxhet e kumarit! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, rrëfimi në polici.
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Greqi disa ditë më parë, por që është mundur të zbulohet vetëm ditën e sotme.
Ngjarje e denjë për skenar filmash. Nusja ka vrarë vjehrrën me qëllim për ta grabitur e më pas të shlyente borxhet e kumarit.
Autoritetet kanë gjetur trupin e masakruar të 75-vjeçares e më pas edhe një video-inçizim, ku dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e 75-vjeçares për të ndaluar së godituri.
Në video dëgjohet e moshuara duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit.
Ishin kamerat e sigurisë ato që zbuluan se 46-vjeçarja ishte autorja e kësaj masakre, e më pas gjatë kontrollit në makinë u gjetën edhe gjurmë gjaku.
Çfarë i tha 46-vjeçarja policisë?
Autorja e krimit, duke folur në polici, deklaroi se arsyeja pse hyri në shtëpinë e 75-vjeçares ishte për të marrë para, konkretisht 1100 euro, por situata doli nga shinat kur mendoi se viktima e kuptoi.
Sipas dëshmisë së autores, e moshuara i kishte dhënë burrit të saj 10 mijë euro, dhe më pas kishte kërkuar borxhin.
Fillimisht çifti kishte kthyer 8 mijë euro, ndërsa ishte bërë gati edhe 1 mijë euro për t’ia dhënë 75-vjeçares, nusja e djalit, e varur nga kumari, kishte provuar fatin, duke humbur gjithçka.
Më pas 46-vjeçarja ka shkuar në banesën e të moshuarës për t’i grabitur paratë për të shlyer borxhin që tashmë kishte në kumar.
Sipas mediave greke, 46-vjeçarja, duke ditur se ku ishin pozicionuar kamerat e sigurisë, ka vendosur maskë për grabitje dhe është futur nga dritarja, më pas ka kërcënuar të moshuarën t’i tregonte se ku ndodheshin paratë, por pas rezistencës së të moshuarës, nusja e ka goditur disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.
Në fund, në video-inçizim dëgjoheshin vetëm fjalët e plakës, e cila lutej./ LAJMI FUNDIT
"KORCA BOOM"



















