Nxënësi 15-vjeçar qëllon mësuesen në një shkollë, më pas i jep fund jetës
- 2 hours ago
- 1 min read
Një nxënës 15-vjeçar qëlloi dhe plagosi një mësuese në një shkollë të mesme në shtetin e Texas, përpara se t’i jepte fund jetës së tij, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas Comal County Sheriff’s Office, mësuesja e plagosur u transportua me urgjencë në një spital në San Antonio, ndërsa gjendja e saj shëndetësore mbetet ende e paqartë.
Një mësuese u qëllua nga një nxënës dhe u dërgua në spital. Aktualisht nuk kemi informacione mbi gjendjen e saj”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve.
Autori i dyshuar, një 15-vjeçar, u gjet më vonë i pajetë. Sipas sherifit Mark Reynolds, besohet se ai fillimisht qëlloi mësuesen dhe më pas drejtoi armën nga vetja.
Menjëherë pas incidentit, forcat e policisë rrethuan zonën dhe ndërhynë në kompleksin shkollor për të siguruar situatën duke evakuuar nxënësit./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”
















