Nxënësi 17 vjeç mbante thikë në çantë, nën hetim nga prokuroria
- Korca Boom
- Oct 9, 2025
- 1 min read
Një 17-vjeçar në Vlorë është vënë nën hetim penal, pasi gjatë një kontrolli të kryer në ambientet e shkollës ku ndjek mësimet, iu gjet një mjet prerës, konkretisht një thikë.
Kontrolli është ushtruar në prani të oficeres së sigurisë së institucionit arsimor, ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar rastin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ku tashmë është regjistruar procedimi penal ndaj të miturit.
Policia bën me dije se thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet do të vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e mbajtjes së armës së ftohtë nga i mituri brenda ambjenteve shkollore.
Ky është një nga rastet e evidentuara në kuadër të masave të shtuara të sigurisë në shkolla, të ndërmarra nga strukturat e rendit në bashkëpunim me institucionet arsimore.
"KORÇA BOOM"



















