Në futbollin shqiptar, edhe Kategoria e Dytë sjell ‘tërmete’, një tjetër dorëheqje pas ndeshjes së fundit
- Korca Boom
- 17 hours ago
- 1 min read
Updated: 9 hours ago
Një tjetër dorëheqje ka ndodhur në futbollin shqiptar, kësaj here në Kategorinë e Dytë. Trajneri i Shkumbinit, Lorenc Pashja, ka vendosur të largohet nga drejtimi i ekipit pas humbjes së fundit në Peqin përballë Maliqit.
Mësohet se tekniku ka marrë përsipër përgjegjësinë për situatën e krijuar në skuadër, duke zgjedhur të largohet për të mos e rënduar më tej gjendjen në klub. Humbja ndaj Maliqit ka qenë e dyta radhazi, pas asaj të pësuar javën e kaluar ndaj Devollit, çka ka shtuar pakënaqësinë dhe presionin brenda grupit.
Pashja largohet në një moment të vështirë për ekipin, ndërsa drejtuesit e klubit pritet të nisin menjëherë punën për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm që do të rikthejë qetësinë dhe rezultatet pozitive.
“KORÇA BOOM”
