Nëna shqiptare bëhet gruaja e parë që do ekstradohet në Shqipëri, do vuajë 4 muaj burg, ja për çfarë dënohet
- Nov 13, 2025
- 1 min read
Një nënë shqiptare, Lirie Delishi, 25 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, përfshirë një foshnjë të porsalindur, është bërë gruaja e parë që do të ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg, sipas mediave britanike.
Gjykata angleze miratoi ekstradimin e saj, duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të shihet si një “strehë e sigurt” për personat e kërkuar nga vende të tjera, edhe pse kjo do të sillte vështirësi për familjen e saj.
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Delishit për të vuajtur katër muaj burg, pasi në vitin 2019 ajo u kap duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune në aeroportin e Tiranës, ndërsa përpiqej të udhëtonte drejt Romës.
Në apel, Delishi, që ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, kërkoi që të mos ekstradohej duke theksuar se ndarja nga fëmijët do të ishte e tmerrshme dhe se partneri i saj, Edmond, do të detyrohej të mbyllte njërin nga bizneset e tij për t’u kujdesur për ta. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë kërkesën e saj.
Delishi pritet të vuajë dënimin në burgun e grave të Pojskës, i cili ka kapacitet për rreth 110 gra. Ajo ndodhet ende në Britani në pritje të një apeli kundër vendimit.
E diplomuar për inxhinieri kompjuterike, Delishi kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 për t’u bashkuar me partnerin e saj dhe familjen e re. Ajo tha se familja e saj në Shqipëri është “e turpëruar” për ngjarjen dhe se “nuk ka qenë kurrë pjesë e një familjeje që futet në telashe”. Shqiptarja.com
“KORÇA BOOM”
















