top of page

Nëse shpëtonte, do t’i falja… tani gjithçka ka ndryshuar”/ Dëshmia tronditëse e të atit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 5
  • 2 min read

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit Erjon Boba që ndërroi jetë një ditë më parë pasi u godit me thikë në zemër, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen tragjike. Ai thotë se djali i tij nuk kishte asnjë konflikt me askënd dhe nuk kishte asnjë lidhje me situatën që përfundoi në përplasje.


Sipas tij, Erjoni vetëm kishte pranuar t’i shoqëronte disa shokë me makinë, pasi ata i kishin kërkuar ta bënte këtë me arsyetimin se donin të sqaronin një “muhabet” me disa persona të tjerë. Babai tregon se djali nuk i njihte fare ata që u përfshinë në konflikt dhe se kishte ndërmend të largohej menjëherë për në punë.


“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar në punë. I kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë: na dërgo pak se kemi një muhabet për t’u sqaruar me disa të tjerë. Ai nuk i njihte ata çunat. Aty ka nisur konflikti, ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, vetëm i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqaronin muhabetin dhe të ikte në punën e vet. Më ka ardhur e papritur”, – u shpreh ai.


Babai i të ndjerit tregon se ka mësuar gjithçka vetëm pas ngjarjes, nga një shok i djalit. Sipas tij, Erjoni ka tentuar të ndërhyjë për të ndarë sherrin, por është goditur me thikë. Ai thotë se një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare dhe mund të ketë informacion të vlefshëm për ngjarjen.


Në konflikt dyshohet se kanë qenë të përfshirë 6–7 të rinj nga të dyja palët, ndërsa prindër të disa prej tyre kanë pretenduar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi.


“I kisha bërë edhe një si marrëveshje me veten, që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja… Por tani gjërat ndryshojnë. Nuk jam i sigurt çfarë do të ndodhë, do ja lë kohës. Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë. Ne kemi ardhur për një jetë më të mirë. Rrinim me qira. Vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, – tha ai.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page