top of page

Operacion i gjerë antidrogë në Itali: 30 të arrestuar, mes tyre 13 shqiptarë të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar trafikimi, ja emrat

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 5, 2025
  • 1 min read

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar së fundmi nga autoritetet italiane, duke çuar në pranga 30 persona të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar trafiku droge. Mes të arrestuarve janë edhe 13 shtetas shqiptarë, disa prej të cilëve dyshohet se kishin role kyçe në funksionimin e këtij grupi kriminal.


Grupi kishte bazën në rajonin e Salentos, në jug të Italisë, por aktiviteti i tij shtrihej në disa zona të tjera të vendit, duke përfshirë trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në shkallë të gjerë.


Sipas mediave italiane, hetimet kanë zgjatur rreth dy vite dhe gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 2,677 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe 4,975 litra vaj hashashi. Vlera e përllogaritur e drogës në treg arrin rreth 6 milionë euro.


Në mesin e personave të ndaluar janë: Xhuljano Ajazaj, Julian Beqiraj, Alfred Feta, Jeta Feta, Erion Kaloshi, Arjan Komini, Lulëzim Kule, Eltion Majkaj, Lusjan Mbole, Xhjusild Osmenaj, Nelm Sacaj, Shkëlqim Sinani, Endri Xhumbaraj, Ervis Xhumbaraj dhe Kujtim Zeqe.


Sipas hetimeve, si drejtues të rrjetit dyshohet të jenë shqiptari Lulëzim Kule dhe shtetasi spanjoll Carlo Serio. Kule konsiderohet si hallka lidhëse mes Shqipërisë dhe Spanjës, duke luajtur rol kyç në furnizimin, transportimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike që më pas shpërndaheshin në territorin italian.


Gjithashtu, një tjetër grup shqiptarësh, Alfred Feta, Arjan Komini, Shkëlqim Sinani dhe Kujtim Zeqe, dyshohet se ishin të specializuar në trafikimin e kanabisit dhe marihuanës. Sipas hetimeve, droga ruhej në provincën e Leçes dhe më pas shpërndahej në disa qytete të Italisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page