Operacion i madh: 44 persona nën hetim për shpërndarje d*roge
- Korca Boom
- Nov 14, 2025
- 2 min read
Pas pesë muajsh hetimesh, Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, duke dokumentuar veprimtarinë e 44 personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Këta persona vepronin të ndarë në grupe të vogla ose individualisht, duke shitur lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 25 prej tyre, ndërsa 6 persona të tjerë ishin vënë në pranga gjatë periudhës hetimore. Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 13 anëtarëve të tjerë të rrjetit, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.
Masa e sigurisë “Arrest në burg” është ekzekutuar për 25 shtetasit e mëposhtëm:
K. R., 29 vjeç;
K. B., 22 vjeç;
F. H., 33 vjeç;
D. S., 48 vjeç;
A. L., 22 vjeç;
A. Rr., 52 vjeç;
R. L., 26 vjeç;
O. G., 36 vjeç;
A. C., 30 vjeç;
K. Z., 32 vjeç;
A. D., 23 vjeç;
E. Z., 26 vjeç;
K. B., 25 vjeç;
F. D., 42 vjeç;
F. M., 50 vjeç;
K. D. (M.), 29 vjeç;
B. B., 18 vjeç;
I. P., 24 vjeç;
A. H., 31 vjeç;
F. M., 26 vjeç;
R. D., 25 vjeç;
M. M., 23 vjeç;
L. T., 18 vjeç,
si dhe dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Sipas policisë, hetimet kanë dokumentuar strukturimin e grupit, mënyrën e organizimit, llojet e lëndëve narkotike që shpërndaheshin dhe zonat ku vepronin shpërndarësit.
Operacioni konsiderohet si një prej goditjeve më të rëndësishme të realizuara së fundmi në Tiranë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së substancave narkotike.
Hetimet vijojnë për të zbuluar rrugët e furnizimit dhe për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të dyshuar.
"KORCA BOOM"



















