top of page

Operacion në Bilisht: Zbulohet kultivim i k*anabisit në ambiente të kontrolluara nga policia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 15, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka finalizuar një operacion të suksesshëm për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të lëndëve narkotike, në një ambient të mbyllur në qytetin e Bilishtit.


Pas informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një objekt të përshtatur për kultivim dhe kanë konstatuar disa rrënjë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, të mbjella në kushte artificiale.


Rrënjët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona për verifikime të mëtejshme. Burime nga Policia bëjnë me dije se në përfundim të veprimeve hetimore priten dhe arrestime të tjera.


Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe ndalimin e të gjithë personave të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.


Policia e Korçës thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që lidhen me narkotikët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page