Operacioni i FNSH-SPAK: Brenda skemës që la pas 430 mijë euro
- Korca Boom
- 20 hours ago
- 1 min read
Rreth 415 mijë euro është shuma e parave të sekuestruara gjatë operacionit të zhvilluar këtë të mërkurë në Krujë, me urdhër të SPAK. Përveç shumës së konsiderueshme në euro, autoritetet kanë sekuestruar edhe para të tjera në valuta të ndryshme, duke e çuar totalin e vlerës së sekuestruar në rreth 430 mijë euro.
Gjatë aksionit, janë konfiskuar gjithashtu armë zjarri, si edhe sende me vlerë, përfshirë automjete dhe orë Rolex, që dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Operacioni është pjesë e hetimeve të thelluara të SPAK dhe u mbështet nga forcat e FNSH, të cilat janë ende në kërkim të katër personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të të njëjtës dosje.
"KORCA BOOM"



















