Operacioni Xuex zbulon aktivitet kriminal : Gjykata cakton arrest në burg për katër të arrestuarit dhe detyrim paraqitjeje për dy të tjerët
- Korca Boom
- Sep 17, 2025
- 1 min read
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 60 ditë për katër nga të arrestuarit në kuadër të operacionit Xuex, që goditi firmat piramidale online.
Në burg për 60 ditë u lanë Arbër çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi.
Dy të arrestuarit e tjerë, Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, u lanë në detyrim paraqitjeje. Këta të fundit punonin si kamarierë në lokalin e Arbër çelës, i cili shërbente edhe si bazë e grupit të skemave piramidale online.
Prokuroria e Fierit kishte kërkuar arrest në burg për të gjithë gjashtë të arrestuarit.
Të akuzuarit mbërritën në gjykatën e fierit në orën 08:30 të mëngjesit, ndërsa vendimi për masën e sigurisë u dha rreth orës 15:00.
“KORÇA BOOM”



















