Ora verore 2026 vjen më herët, ja data që duhet ta mbani mend
- 2 hours ago
- 1 min read
Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët se vitin e kaluar. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara gjatë natës mes së shtunës, 28 mars, dhe të dielës, 29 mars.
Një vit më parë, ndryshimi ishte bërë më 30 mars, gjë që ka ngritur pyetje mbi arsyen pse data nuk është e njëjtë çdo vit.
Arsyeja lidhet me rregullin e Bashkimit Evropian: Ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars, ndërsa ora dimërore rikthehet të dielën e fundit të tetorit.
Për shkak se dita e javës bie në data të ndryshme çdo vit, ndryshon edhe data konkrete e së dielës së fundit të marsit. Në vitin 2026, kjo e diel bie më 29 mars, prandaj edhe kalimi në orën verore do të ndodhë më herët se një vit më parë.
"KORCA BOOM"
















