Ortek: Dy alpinistë mbijetojnë, pesë të tjerë humbin jetën
- Korca Boom
- Nov 2
- 1 min read
Pesë alpinistë gjermanë kanë humbur jetën në Alpet italiane pas një orteku dëbore gjatë ngjitjes në majën Cima Vertana, në masivin Ortler, në Tirolin Jugor. Viktimat ishin pjesë e një grupi prej shtatë personash, mes tyre edhe një vajzë 17-vjeçare.
Sipas ekipeve të shpëtimit alpin, orteku ra të shtunën, duke varrosur tre alpinistë të grupit të parë. Trupat e tyre u gjetën pak pas aksidentit, ndërsa trupat e një babai dhe vajzës së tij u lokalizuan mëngjesin e së dielës.
Dy alpinistë të grupit tjetër mbijetuan dhe dhanë alarmin, duke mundësuar nisjen e menjëhershme të operacionit të kërkim-shpëtimit. Tragjedia ndodhi në një lartësi rreth 3.200 metrash, pak para orës 16:00.
Në vendngjarje u angazhuan ekipe të specializuara të shpëtimit malor, zjarrfikës dhe dy helikopterë, por përpjekjet e tyre nuk mundën të shmangnin humbjet e rënda të jetëve njerëzore. Autoritetet njoftuan se po vijon puna për hetimin e rrethanave të aksidentit dhe për vlerësimin e kushteve të sigurisë në zonën e njohur për terrenin e vështirë dhe rrezikun e ortekëve.
"KORCA BOOM"



















