Paga minimale 80 mijë lekë në ndërtim: Administrata Tatimore i drejtohet bizneseve
- Korca Boom
- Dec 1
- 1 min read
Administrata Tatimore ka publikuar pagat referuese për sektorin e ndërtimit dhe u bën thirrje kompanive që operojnë në këtë fushë të deklarojnë në mënyrë të saktë dhe të plotë pagat e punonjësve. Sipas institucionit, ka dyshime për nivel të lartë informaliteti, pasi një pjesë e të ardhurave të punonjësve dyshohet se jepet në dorë dhe nuk kalon përmes sistemit bankar.
Tatimet theksojnë se bizneset që nuk përputhen me pagat referuese rrezikojnë kontrolle të thelluara, si dhe masa administrative të parashikuara në ligj. Kjo thirrje i drejtohet të gjithë ndërtuesve, administratorëve dhe sipërmarrësve të sektorit.
Sipas listës së publikuar, paga minimale referuese për disa nga profesionet bazë në ndërtim – si punëtorët mbështetës, riparuesit, punëtorët e llaçit, punëtorët e duraluminit dhe zanatet e tjera të ngjashme – nuk duhet të jetë më e ulët se 80 mijë lekë në muaj.
Administrata Tatimore nënvizon se këto masa synojnë rritjen e transparencës, uljen e informalitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në sektorin e ndërtimit.
"KORCA BOOM"



















