top of page

Pamje spektakolare nga satelitët, vullkani shpërthen pas 10 mijë vitesh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një vullkan në Etiopi, në Afrikën Lindore, ka shpërthyer për herë të parë pas rreth 10 mijë vitesh, duke krijuar një re të madhe hiri që është ngritur mbi dhjetë kilometra në atmosferë.

Vullkani Haile Gubbi “u zgjua” sot, me shpërthimin që fillimisht u konfirmua përmes të dhënave satelitore.


Në internet qarkullon një video e xhiruar nga banorët e zonës, ku nga larg shihet momenti kur një re e dendur hiri ngrihet drejt qiellit, ndërsa njerëzit vrapojnë për të parë këtë fenomen të rrallë natyror. Po aq mbresëlënëse është edhe një pamje nga sateliti, që tregon me qartësi momentin e shpërthimit nga hapësira.


Sipas analistëve që monitoruan aktivitetin vullkanik, reja fillestare e hirit u zgjerua me shpejtësi dhe më pas masat e hirit u zhvendosën drejt lindjes, duke kaluar mbi Detin e Kuq dhe duke arritur në disa zona të Arabisë jugperëndimore, përfshirë Jemenin dhe Omanin.


Autoritetet dhe qendrat meteorologjike po vijojnë të monitorojnë situatën për të vlerësuar ndikimin e mundshëm në zonat përreth dhe në trafikun ajror.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page