top of page

Panik pranë shkollave të mesme pas p*lagosjes së një të mituri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 13
  • 1 min read

Updated: Jan 14

Një i mitur rreth 16 vjeç është goditur me thikë paraditen e sotme në Gjakovë, pranë shkollave të mesme.


I plagosuri është dërguar fillimisht për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas mjekëve, pas trajtimit fillestar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.


Nga Emergjenca e Spitalit të Gjakovës bëhet e ditur se i mituri ka pësuar lëndime në shpinë nga një mjet i mprehtë, thikë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si e rëndë.


Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kompetente po hetojnë rastin.

"KORCA BOOM"


bottom of page