top of page

Panik, tërmeti 5.8 ballë trondit zonën pranë kryeqytetit

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur këtë të premte prefekturën Chiba në Japoni, duke shkaktuar lëkundje të forta që janë ndjerë edhe në zonat pranë Tokios.


Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti është regjistruar në orën 12:46 sipas kohës lokale, me epiqendrën në prefekturën Chiba dhe në një thellësi prej rreth 50 kilometrash.


Autoritetet japoneze bënë me dije se intensiteti maksimal sizmik arriti nivelin 4 në shkallën shtatë-nivelëshe të Japonisë. Ndërkohë, është konfirmuar se nuk ka rrezik për cunami pas lëkundjeve.


Edhe United States Geological Survey raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 5.8 ballë, duke lokalizuar epiqendrën rreth 4 kilometra në jug-juglindje të Yokoshiba, në një thellësi prej 56 kilometrash.


Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page