Pas më shumë se një dekade, çështja e humbjes sëjetës së gruas së portierit Hoxha merr kthesë
- Korca Boom
- 17 hours ago
- 2 min read
Gjykata e Apelit ka rikthyer në vëmendje çështjen e rëndë të vdekjes së 27-vjeçares Doriana Haka, e cila ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin “Koço Gliozheni” në dhjetor të vitit 2014. Në seancën e fundit, Prokuroria ka kërkuar dënime më të ashpra për dy mjekët e përfshirë në këtë rast.
Sipas akuzës, mjeku anestezist Petrit Rexhepi duhet të dënohet me 2 vite burg, të cilat të konvertohen në 3 vite shërbim prove. Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Përveç kësaj, është kërkuar që t’i pezullohet licenca për 5 vite.
Për reanimatoren Elona Burba, Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg dhe pezullimin e licencës për të njëjtën periudhë. Në seancën e radhës, që do të zhvillohet më 10 nëntor, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës më herët i kishte shpallur fajtorë dy mjekët për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”, duke i dënuar vetëm me gjobë prej 4 milion lekësh të vjetra.
Doriana Haka kishte lindur një djalë me operacion, por vetëm 24 orë më pas gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm. Pas 15 ditësh trajtimi në pavionin e neurologjisë në QSUT, ajo ndërroi jetë.
Një muaj para lindjes, kardiologia Sonila Bele kishte konstatuar një problem në zemrën e pacientes dhe kishte rekomanduar marrjen e holluesve të gjakut. Megjithatë, para ndërhyrjes nuk u kryen analizat dhe kontrollet e nevojshme, dhe as kardiologia nuk u përfshi në procesin e lindjes.
Sipas akt-ekspertimeve të kryera nga mjekët ligjorë Arben Lloja dhe Elmaz Shaqiri, moskryerja e analizave dhe mungesa e konsultës mjekësore ishin faktorët kryesorë që çuan në përkeqësimin e gjendjes së pacientes.
Në raport thuhet se mjekët e ekipit kirurgjikal dhe anestezistja nuk ishin njohur me problemet e zemrës që kishte Doriana.
Ekspertiza konkludon se shkak i vdekjes së saj ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e majtë, që më pas shkaktoi arrest kardia
"KORCA BOOM"



















