top of page

Pas sfidës me Eagle Football, Devolli del me deklaratë të fortë: “Jemi të indinjuar!”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 2 min read

Ndeshja mes Devollit dhe ekipit të Eagle Football është mbyllur me fitoren e devollinjve. Pas përfundimit të takimit, dhe më saktësisht disa orë më vonë, në disa media janë publikuar reagime që kanë detyruar drejtuesit e ekipit të Devollit të dalin me një deklaratë për mediat.

“Klubi i Devollit është totalisht i indinjuar mbi ato që kundërshtarët kanë deklaruar pas ndeshjes. Ku më mirë se në Devoll luhet futboll me një korrektësi të jashtëzakonshme nga ana jonë, gjë që reflektohet në çdo takim si nga stafi, ashtu edhe nga tifozët.


Duam të kujtojmë se forcat e sigurisë dhe të rendit ndoshta janë më të shumta se në çdo stadium, edhe të Superligës ose të kategorive të para. Deri më sot, me gjithë padrejtësitë që na janë bërë në disa fusha, ne nuk kemi ofenduar asnjë kundërshtar. Përkundrazi, brenda 90 minutave jemi kundërshtarë për pikët, por më pas gjithçka mbetet brenda saj.

Nëse analizojmë golat e Devollit, janë shumë korrekte. Gjyqtarët, në këndvështrimin tonë, kanë qenë korrektë. Edhe ne mund të nxjerrim pretekste, e kuptojmë situatën kur ekipi humbet, por nuk është faji ynë dhe i gjyqtarëve në këtë rast.


Ne i respektojmë si devollinj punëtorë, sportdashës dhe të kulturuar çdo kundërshtar. Nuk ka pasur nga ana jonë fjalë kërcënuese për askënd; përkundrazi, këto fjalë kanë qenë nga kundërshtarët tanë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe kur përfshihen drejtuesit natyrisht që nuk jepet shembull pozitiv.


Sa për fjalën ‘Vandamët e Devollit’, ju lutemi ta tërhiqni mbrapsht, sepse nuk kemi treguar forcë me askënd. Ju lutemi të dalë një gjyqtar dhe të thotë nëse nga ana jonë është bërë ndonjëherë presion apo ndonjë formë tjetër që të na favorizojë. Por ju kujtojmë, miq kundërshtarë, se edhe nëse kemi këto pikë që kemi, ato janë edhe për shkak të ndikimeve në fushat kundërshtare.


Gjithsesi, miqësisht ju themi se ishte një ndeshje shumë korrekte. Pa dashur të mbrojmë askënd, presioni i pikëve mos ju bëftë të humbisni gjykimin. Besojmë se pasi drejtuesit të jenë qetësuar dhe ta shikojnë gjithçka me objektivitet, do të pranojnë këtë që ne po themi në këtë deklaratë.


‘Vandamin’ mund ta ketë bërë dikush tjetër pas ndeshjes, por sinqerisht ju mirëkuptojmë pas asaj që keni kërkuar me sinqeritet. Le të mbetemi miq të futbollit dhe le të respektojmë garën.”

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page