top of page

Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, reagon ish-bashkëshortja e Feros

  • Aug 15, 2025
  • 1 min read

Arbenita Ismajli, ish-bashkëshortja e reperit nga Kosova Fero, ka reaguar në rrjetet sociale pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar ndaj saj nga autoritet e drejtësisë në Prishtinë.


Duket se modelja ka zgjedhur që të injorojë situatën ligjore, duke postuar dy video në Instagram ku në të parën shfaqet duke dëgjuar dhe shijuar muzikën e këngëtares Rihanna, e ndërsa në videon e dytë tregon se po argëtohet me një mace.


“Di çdo këngë të Rihannës fjalë për fjalë”, shkruan ajo.


Kohët e fundit pas divorcit me Feron, situata mes tyre ka qenë tejet e acaruar, me akuza të forta nga ana e reperit ndaj saj, nënës së vajzës së tij.


Sipas raportimit të mediave në Kosovë, dyshohet se lëshimi i urdhërarrestit lidhet me mosrespektimin e vendimit të gjykatës në lidhje me takimet përcaktuara të Feros me vajzën e tij, e cila është nën kujdestarinë e modeles.

“KORÇA BOOM”


bottom of page