top of page

Performancat bindin! Ka fituar dy tituj kampionë me Egnatian, Skënderbeu s’e lëshon "murin" e ekipit

  • Jun 1
  • 1 min read

Ilir Dobjani me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Skënderbeut. Burime për “Newsport.al” raportojnë se drejtuesit e klubit korçar janë të kënaqur me performancat e 25-vjeçarit.


Dhe pikërisht për këtë arsye, Dobjani me shumë mundësi që do të qëndrojë i veshur “bardhekuq” edhe këtë sezon në Superiore. Ai ishte një nga pikat kyçe të ekipit, edhe pse u afrua në janar.


Dobjani erdhi nga Vushtrria te Skënderbeu si transferim “urgjent” pas dëmtimit të portierit Marco Alia. Ai mori pjesë në 13 ndeshje, duke mos pësuar gol në 9 prej tyre. Ndërsa në këtë ecuri fantastike, ai ia doli që të mbante portën e paprekur në 8 sfida radhazi.


Pritjet e tij kanë qenë vendimtare në rikthimin e korçarëve në elitë, duke bërë që mos të ndihet mungesa e gardianit Marco Alia, pasi dëmtimi i tij ngjalli jo pak panik në klubin e Skënderbeut.


Kontrata e Dobjanit është e vlefshme deri në verën e ardhshme, ndërsa palët duan që t’i qëndrojnë korrekt kësaj marrëveshje, duke vazhduar bashkëpunimin. Kujtojmë që 25-vjeçari ka fituar dy tituj kampionë me Egnatian, në sezonin 2024/2025.


Madje, po me rrogozhinasit, portieri Dobjani ia ka dalë që të fitojë Kupën e Shqipërisë në vitin 2024 dhe Superkupën në vitin 2025.

“KORÇA BOOM”


bottom of page