top of page

Pesë lojtarë në spital pas aksidentit, ndeshja e Europianit 2027 shtyhet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ndeshja mes përfaqësueseve U21 të Francës dhe Luksemburgut, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot në Lorient për kualifikueset e Europianit 2027, është shtyrë për në datën 3 tetor. Vendimi erdhi pas një incidenti me autobusin e delegacionit luksemburgas, që bëri të pamundur zhvillimin e takimit.


Pesë futbollistë të Luksemburgut U21 përfunduan në spital, por të gjithë u liruan pasi gjendja e tyre u vlerësua e mirë. Autobusi, që po transportonte skuadrën nga stadiumi Stade du Moustoir drejt hotelit në Ploermel, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një problem shëndetësor i shoferit.


Shoferi, 53 vjeç, me nëntë vite shërbim, nuk kishte precedent aksidenti dhe dispononte dokumentacion të rregullt mjekësor. Kompania e transportit theksoi se ai kishte kaluar testet për alkool dhe drogë, duke përjashtuar këto si faktor të mundshëm.


Federatat e të dy vendeve, në bashkëpunim me UEFA-n, vendosën të shtyjnë ndeshjen për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e futbollistëve. Pavarësisht frikës fillestare, askush nga ekipi i Luksemburgut nuk pësoi lëndime serioze.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page