PIRG (Maliq)/ Vr*au bashkëmoshatarin me thikë, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia
- Korca Boom
- Aug 14, 2025
- 1 min read
MALIQ- Autori i dyshuar i plagosjes për vdekje të 14-vjeçarit, E. Xhejo është larguar nga spitali. Bashkëmoshatari i viktimës ndodhej në spital pasi kishte marrë plagë nga konflikti i zhvilluar pasdite në një lokal në fshatin Pirg.
Ai është shoqëruar nga policia teksa pritet të japë dëshminë sesi ka ndodhur ngjarja tragjike.
I mituri siç shihet edhe nga pamjet është shoqëruar në makinë e policisë ndërsa duket në gjendje të mirë shëndetësore pasi ai nuk ka marrë plagë nga thika e cila e plagosi për vdekje Xhejon. Mësohet se dy adoleshentët kanë patur edhe konflikte të mëparshme.
Raportohet se sot pasdite viktima dhe autori i dyshuar janë takuar për t’u saqruar por konflikti ka agravuar në përdorimin e thikës. Shkaqet e sherrit mbeten ende mister./ NOA
“KORÇA BOOM”



















