top of page

Pl*umba në lokal, dy të vr*arë dhe një e plagosur, kush ishte shënjestra e atentatit në Shkodër?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Personi që shihni në foto është Liridon Kraja, 31 vjeç, i cili shërbente si truproja i Eugen Vasos Brajoviç. Ai mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në atentatin mafioz që tronditi qytetin e Shkodrës.


Ngjarja e rëndë u shënua në një lokal në qendër të qytetit, ku përveç Krajës, humbi jetën edhe Armando Pali. Nga të shtënat u plagos edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kaceri, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Autori i dyshuar i krimit, 29-vjeçari Ragip Gila, u arrestua nga policia vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të atentatit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page