top of page

Plagosje, 37-vjeçari paraqitet në spital me plagë armë zjarri! DETAJET...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 7, 2025
  • 1 min read

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Berat. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, rreth orës 00:55, ku i riu është ka shkuar në spital me plagë.


Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa mësohet se i plagosuri është me iniciale  F. T. (Xh).


Paraprakisht raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut per jetën.


Njoftimi: 


Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.


37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page