Plagosën me thikë të miturin, arrestohet çifti i të moshuarve (EMRAT)
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një incident është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë në dorë një të mitur.
Sipas Policisë, Lavdërim Brahimi, 79 vjeç, dhe Pranvera Brahimi, 73 vjeçe, dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) në pjesën e dorës një shtetas të mitur, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht edhe shtetasin Erjon Brahimi, 39 vjeç, djalin e çiftit të bashkëshortëve, i cili dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.
Përveç sulmit ndaj të miturit, bashkëshortët kanë kundërshtuar edhe uniformat blu, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për t’u shoqëruar në komisariat.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.
Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit të bashkëshortëve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















