top of page

Po kthehej nga puna, flet gjyshi i 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje: Makina ishte me 200 km/orë, në morg nuk...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.


Ai po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip Porsche, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë, ndërsa drejtuesi mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur.


Gjyshi i 17-vjeçarit shprehet se makina që e aksidentoi po ecte me 200 km/orë. Ai tregoi se prej 8 orësh janë në morgun e Vlorës, teksa shton se as mjeku ligjor dhe as prokurori nuk kanë vijuar me procedurat e tyre.


“Më është aksidentuar djali i vajzës, jam gjyshi. Mbrëmë në orën 1 të natës është aksidentuar. Kemi ardhur në morgun e Vlorës, prej 8 orësh. Nuk vjen mjeku ligjor të bëjë punën. Shteti po na kthen shpinën. Nuk vjen as prokuroi dhe as mjeku ligjor.


30 policë këtu dhe nuk merr njeri masa. Një makinë na ka vrarë djalin, në bulevardin kryesor, ka ikur me 200 km/orë. Asnjë patrullë policie nuk i ka dalë përpara. Nuk më japin djalin ta shoh, nipi nuk është kriminel”, u shpreh gjyshi i 17-vjeçarit./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page