top of page

Pogradeci përmbys gjithçka në fund, Laçi fiton me emocione ndaj Luftëtarit

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës në Kategorinë e Parë, ku nuk munguan golat dhe emocionet.


Në stadiumin e qytetit, Pogradeci triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Lushnjësq. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 31-të me Preknicaj, ndërsa Camko barazoi për miqtë në minutën e 81-të. Megjithatë, në fund ishte Pius ai që vulosi fitoren me dy gola në minutat 79 dhe 84, duke i dhënë tre pikët skuadrës liqenore.


Në takimin tjetër, Laçi mposhti 2-1 Luftëtarin. Myrta zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të, ndërsa Kalaj dyfishoi shifrat në të 70-ën. Luftëtari tentoi të rikthehej në lojë me golin e Ziajt në minutën e katërt shtesë (90’+4’), por pa arritur të shmangë humbjen.


Këto rezultate i japin një shtysë të rëndësishme Pogradecit dhe Laçit në garën për objektivat e sezonit, ndërsa Lushnja dhe Luftëtari mbeten për të reflektuar pas këtyre humbjeve.


"KORCA BOOM"


bottom of page