Tronditje në mes të ditës, 47-vjeçari humb jetën pas goditjes me th*kë
- 2 hours ago
- 1 min read
Rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, shtetasi R. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., po 47 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, 47-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të krimit.
"KORCA BOOM"



















