top of page

E RËNDË në Maliq/ Shkoi për të punuar në hidrocentral, humb jetën një person. Trupi i pajetë dërgohet në morgun e spitalit të Korçës

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit.


Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq.


Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë menjëherë.


Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page