Urgjent/ ARRSH dhe Policia ndalojnë trafikun, ndërpritet qarkullimi për shkak të rrëshqitjeve
- 3 hours ago
- 1 min read
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton ndalimin e plotë të qarkullimit në aksin Librazhd–Pogradecim u mor në koordinim me Policia e Shtetit për arsye sigurie, pas përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes nga rrëshqitjet e dherave.
ARRSH bën me dije se po merren masat për ndërtimin e një bypass provizor dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative. Përdoruesit e automjeteve të lehta mund të përdorin itinerarin Maliq–Lozhan–Moglic–Gramsh–Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.
“Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës”, njofton ARRSH.
"KORCA BOOM"



















