top of page

“Vijmë për t’u shëruar dhe sëmuremi më shumë”, alarm nga urgjenca

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një qytetar ka denoncuar gjendjen aktuale në urgjencën e Berat, duke e cilësuar situatën si alarmante.


Sipas tij, ambientet e urgjencës ndodhen në kushte të rënda higjieno-sanitare, me mure të plasaritura, lagështirë të dukshme dhe prani myku. Në disa pjesë, suvaja është e rënë, duke krijuar një pamje të amortizuar dhe të papërshtatshme për një institucion shëndetësor.


“Vijmë për t’u shëruar dhe sëmuremi më shumë,” shprehet qytetari, duke ngritur shqetësimin për rrezikun që këto kushte mund të paraqesin si për pacientët ashtu edhe për stafin mjekësor.


Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për përmirësimin e kushteve në urgjencën e qytetit.

"KORCA BOOM"


bottom of page