Rrugë alternative për mjetet e vogla: Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh
- 2 hours ago
- 1 min read
Policia e Shtetit njofton se qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, do të bllokohet plotësisht deri në një njoftim të dytë.
Në zbatim të këtij vendimi:
Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë kamionët, autobusët dhe automjetet e vogla.
Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks.
Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Do të lejohet të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë. Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.
Policia apelon për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve, dhe për çdo emergjencë qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
"KORCA BOOM"



















