top of page

Urgjent/ ARRSH dhe Policia ndalojnë trafikun, ndërpritet qarkullimi për shkak të rrëshqitjeve

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton ndalimin e plotë të qarkullimit në aksin Librazhd–Pogradecim u mor në koordinim me Policia e Shtetit për arsye sigurie, pas përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes nga rrëshqitjet e dherave.


ARRSH bën me dije se po merren masat për ndërtimin e një bypass provizor dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative. Përdoruesit e automjeteve të lehta mund të përdorin itinerarin Maliq–Lozhan–Moglic–Gramsh–Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.


“Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës”, njofton ARRSH.

"KORCA BOOM"


bottom of page