top of page

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet 36-vjeçari nga Korça. Sherr në lagjen 9 në Korçë. Ngjarje në Devoll dhe Maliq!

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-A. T., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. D., për motive të dobëta;


-Një 16-vjeçar banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti të çastit me një bashkëmoshatarin e tij, i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë trupor.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit D. M., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Këta shtetas u konstatuan në Bilisht, Devoll, duke lëvizur me automjetin me drejtues shtetasin D. M., gjatë kontrollit të të cilit u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis. Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K., iu gjet një përforcues grushti. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një përforcues grushti.


Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 44 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas duke drejtuar mjetin në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë 44-vjeçari, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page